Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka treguar se është në formë të jashtëzakonshme. Ai ka fituar një tjetër medalje ari, kësaj here në Beograd, aty ku u shpall kampion Europe në kërcim së gjati. Ai mori pjesë në mitingun ndërkombëtar të sallave të mbyllura, “Serbian open indoor meeting”, me pjesëmarrës nga disa shtete të Ballkanit. Smajlaj regjistroi rezultatin 7.91 në kërcim së gjati, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit. Kjo është medalja e tretë e artë në vitin 2021. Gjithashtu një tjetër medalje erdhi nga Franko Burraj, i cili mundi të rrëmbente argjendin. Ai bëri gjithashtu një paraqitje shumë të mirë, duke e ndalur kronometrin në kohën 47:45 në garën e 400 metrave. Por fati nuk ishte me të në momentin final, pasi për një diferencë fare të vogël në finish mund të kishte marrë edhe ai medalje ari.