Shfrytëzuan për shërbime seksuale vajzën me probleme mendore, 6 vite burg për 2 persona

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.02.2021, 18:27

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.B. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës për trafikim me njerëz dhe të pandehurit B.B. për shkak të veprës penale “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për krime të eënda – Mustafë Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga të të pandehurit, të pandehurin H.B. e shpalli fajtor për veprën penale trafikimi me njerëz dhe atij ia shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej tre vjetësh dhe dënimin me gjobë në shumë prej 300 eurosh, ndërsa të pandehurin B.B. akuzuar për veprën penale shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vjetësh.

I pandehuri H.B. akuzohet se gjatë vitit 2020 në Ferizaj dhe Kaçanik, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete, keqpërdor në vazhdimësi pozitën e ndishme të viktimës N.XH. e cila është me prapambetje mendore, në atë mënyrë që atë e mban nën kontroll dhe e shfrytëzon për qëllime seksuale, duke siguruar persona të ndryshëm ndër ta të pandehurit B.B, A.B, G.R, G.D, I.D dhe SH.B, që të kryenin marrëdhënie seksuale me të në këmbim të parave, të cilat para më pas i merrte për vete.

Ndërsa i pandehuri B.B. akuzohet se nga muaji janar deri në muajin gusht 2020, në Kaçanik dhe Ferizaj, ka shfrytëzuar shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, edhe përkundër faktit se ka qenë në dijeni se viktima N.XH. ishte person posaçërisht i ndishëm për shkak të prapambetjes mendore, në atë mënyrë që fillimisht ka kontaktuar me personin H.B., i cili ia kishte ofruar viktimën për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, duke ia dërguar në vende të caktuara, herë në Kaçanik në banesën e tij, e herë në motele e podrume banesash në Ferizaj, ashtu që pas shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga viktima, atë e ka paguar në shumë prej 5-10 eurosh, e të cilat para ajo me pas ia ka dhënë të pandehurit H.B.

Kryetari i trupit gjykues ka veçuar procedurën penale kundër të akuzuarve G.D. dge G.R., meqë ata nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën penale siç i ngarkon aktakuza, ndërsa të akuzuarit A.B. dhe SH.B, për shkak se nuk ka mundur të sigurohej prania e tyre.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit