Shtyhet seanca për rritjen e dënimit ndaj vrasësit të Kujtim Veselit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.02.2021, 14:24

Seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit, e paraparë të mbahet të mërkurën në Gjykatën e Apelit është shtyrë.

Shtyrjen e seancës e ka konfirmuar avokatja e familjes Veselit, Rina Kika, e cila tha në seancë ka munguar mbrojtja e të akuzuarit.

Ajo theksoi se kanë bërë ankesë që dënimi të zgjatet në 35 vjet, nga 25 sa ka marrë vendim gjykata.

“Unë përfaqësoj familjen e Kujtim Veselit i cili u vra më 11 korrik të vitit 2019 . Sot para Gjykatës së Apelit ka pasur të mbahej seanca e shqyrtimit të ankesës për rritjen e dënimit ndaj Sefedin Osmanit, i cili u dënua vetëm me 25 vjet burgim. Ne kemi bërë ankesë që dënimi të rritet deri në 35 vjet. Kodi Penal i Kosovës e mundëson një gjë të tillë. Seanca është shtyrë për 11 mars në orën 10 e 15 meqë mbrojtësi i të akuzuarit nuk ka qenë i pranishëm. Vrasja dhe dhunimi seksual i Kujtimit nuk do të kishte ndodhur po të mos ishte për neglizhencën e skajshme të shtetit ku Sefedini ka pranuar se e kishte dhunuar seksualisht Kujtimin dhe nuk ishte ndaluar as nga policia. Fushata: “Drejtësi për Kujtimin”, i ka tri kërkesa dhe kemi kërkuar policisë dhe prokurorisë të kërkojnë falje dhe kompensim për dëmin që i është shkaktuar”, tha ajo.

Seanca është shtyrë për 11 mars në orën 10 e 15.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 12.10.2020 ka shpallur aktgjykimin me të cilin e ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit