Covid në RMV/ Pritet të mbërrijë dërgesa e dytë me vaksina nga Serbia

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.02.2021, 11:02

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në vendkalimin kufitar në Tabanoc nga homologu i tij serb Zllatibor Llonqar do të pranojë dërgesën e dytë të nga gjithsej tetë mijë doza të vaksinave Pfizer që janë siguruar nga Serbia, transmeton Alsat.

Dërgesa e parë me 4680 doza të vaksinave Pfizer nga Serbia kishte arritur në vendin tonë me 14 shkurt. Përmes kësaj dërgese në vendin tonë edhe kishte nisur zyrtarisht porcesi i imunizimit kundër Covid-19, ku fillimisht po vaksinohet personeli shëndetësorë, më pastaj vijon vaksinimi i personave mbi moshën 70 vjeçe.

Autoritetet shëndetësore së fundmi raportuan se në vend deri më tani janë vaksinuar 1274 punonjës shëndetësorë.

Përmes faqes së internetit vakcinacija.mk janë paraqitur 63.075 persona të interesuar për vaksinim, kurse përmes mjekut amë janë paraqitur 39.003 persona.

SIpas paralajmërimeve të qeverisë, deri në fund të kësaj jave në vendin tonë pritet të vijnë edhe 200 mijë vaksina nga kompania kineze “Sinofarm”, ndërsa së fundmi po bëhen përpjekje për të siguruar 100 mijë vaksina ruse Sputnik V. Qeveria gjithashtu pret të furnizohet me vaksina të kompanisë “Moderna” dhe “AstraZeneca” përmes mekanizmit COVAX.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit