Eqrem Kryeziu: Isa Mustafa ka qenë bukëpërmbysës me shpurën e tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.02.2021, 10:34

Eqrem Kreyeziu, krahu i djathtë i dikurshëm i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas tij, fajtori kryesor për shkatërrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është Isa Mustafa.

“Isa Mustafa ka qenë bukëpërmbysës me shpurën e tij. Vjosa Osmani e ringjalli kandidaturën e saj për kryeministre në LDK, por i thanë që i humbe zgjedhjet dhe e bëjshin fajtore. Tashti po del që ata kanë qenë vetëm një shpresë në raport me Isën ajo ka qenë një shpresë, por i thanë që jo na i humbe zgjedhjet bukëpërmysës, e që tash i “fituan” zgjedhjet. Njerëzit u kënaqën u frymëzuan, ajo LDK-ja e gjatë e kontaverse e mo zot ma keq e qitën Vjosën një frymë si të re e gati i fitoi zgjedhjet, e pastaj pasi që përfunduan zgjedhjet kishe po të përjashtojmë”, ka thënë ai për IndeksOnlinen.

“Në Këshillin e përgjithshëm të LDK-së ajo s’ka marrë as vota me qenë kundërkandidate, tërësisht rrjeti i tyre është i kontaminum, unë e kisha problem qysh me shërue, ata s’kanë desht me m’pa me sy, sepse isha nënkryetar i Ibrahimit, qysh iu dhimshin sytë kur më shihnin mu, andaj unë nuk isha i interesum me qëndru”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, për të ringjallur LDK-në duhet fshirë gjurmët e Isa Mustafës dhe disa bashkëpartiakëve të tij.

“Hapi i parë që duhet me ba është me i zanë gjurmët e mbrapshta të Isa Mustafës, t’i fshijmë gjurmët e tij, edhe duhet me i thanë Donika Gërvallës mirre LDK-në, unë vetëm në këtë mënyrë mund ta manifestoj si kërkimfalje”, ka theksuar ai.

Kryeziu ka thënë se nga LDK-ja është larguar tash e sa vjet, për siç ka thënë ai për të mos e kapur marrja.

Ndryshe, zgjedhjet e 14 shkurtit LDK-ja arriti të fitonte vetëm 13.08 % të votave. /IndeksOnline/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit