JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rama shkel të gjitha ligjet/ Bën gati letrat për dhënien me koncesion të portit të Vlorës
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/02/2021 1:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndonëse kanë mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare, kryeministrit Rama duket se i rri mendja tek koncesionet dhe PPP-të. Por edhe pse me ligj ndalohet dhënia e koncesioneve 3 muaj para datës së zgjedhjeve, më datë 17.02.2021 qeveria Rama ka nisur procedurat për një PPP në Portin e Vlorës, në të cilën janë autorizuar Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Bujqësisë. Ministria e Bujqësisë është autorizuar, pasi porti shërben për peshkim. Mesa kuptohet, qeveria ka si objektiv që Triportin e Vlorës ta kthejë në port mallrash dhe peshkimi nëpërmjet PPP-së. Ndërkohë që porti aktual do të bëhet port turistik, siç parashikohet që të bëhet edhe porti i Durrësit.

Nr. 100, datë 17.2.2021 PËR PËRCAKTIMIN E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË SI AUTORITET KONTRAKTOR PËR ZHVILLIMIN E MUNDSHËM TË PROCEDURËS SË KONCESIONIT/ PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT,PËR PORTIN NË TRIPORT, VLORË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 13, të ligjit nr. 125/2013, ‘Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave. Përcaktimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si autoritet kontraktor për zhvillimin e mundshëm të procedurës së koncesionit/partneritetit publik privat, për portin në Triport, Vlorë. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?