Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Halkidiki të Greqisë, ku një 42-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident me makinë. Ngjarja ndodhi pak jashtë Ierissos. Sipas mediave vendase, shqiptari humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përplasur me një pemë. Përplasja ka rezultuar fatale për shqiptarin, i cili humbi jetën në vend. Mediat greke nuk e bëjnë të ditur identitetin e tij.
Burimi: diakopes.gr|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania