Arrestimi i gjyqtares Enkeleida Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, për vetë faktin se gjyqtarja kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, gazetarja e njohur Klodiana Lala deklaroi se nga hetimet rezulton se Hoxha nuk ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj, por ka dyshime se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal brenda sistemit të drejtësisë. Ndër të tjera, Lala tha se Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e lirimit të të dënuarve, ndërsa Shërbimi i Provës ka deklaruar se këta njerëz nuk kanë probleme.
Më konkretisht, Klodiana Lala është shprehur se: