Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Torino, Itali, ku një 27-vjeçar shqiptar tentoi të 'eliminonte' ish-të dashurën e tij greke duke e qëlluar me mjet prerës në gjoks, bark dhe në qafë. Vajza ishte studente në Torino. Ajo u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe menjëherë iu nënshtrua disa operacioneve. Policia tha se kishte gjetur mjetin prerës që u përdor në këtë sulm. Në lidhje me ngjarjen policia italiane arrestoi shtetasin shqiptar Jetmir Kurtsmajlaj, i dyshuar si autori i ngjarjes.
E gjithë skena e krimit të mbetur në tentativë u realizua në mes të rrugës dhe shumë qytetarë që u ndodhën aty pranë në ato momente u tmerruan. Më pas disa prej tyre kanë lajmëruar atuoritetet.
Burimi: torino.corriere.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania