JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Antonela shpërthen në të qara: Babi na kërcënonte se do na vriste, ndaj ikëm në Itali
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/02/2021 18:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Antonela, një ndër vajzat më të “forta” dhe pa komplekse në program, e cila shpesh herë është ka habitur publikun me deklaratat e saj thumbuese, ka shpërthyer në të qara ditën e djeshme në “Për’Puthen” Prime. Kjo e fundit, shpërtheu në të qara në një moment kur të gjithë konkurrentët filluan të bërtisnin, ndërsa tha se nuk i duronte dot të bërtiturat. Ndërkohë, ditën e sotme ajo ka vendosur të sqarojë se ajo skenë i kishte sjellë në kujtesë disa situata që ka përjetuar në familje. Ajo rrëfeu se i ati i saj dhunonte nënën e saj dhe se u detyruan të iknin në Itali, pasi ai i kërcënonte se do t’i vriste.

Më konkretisht, ajo është shprehur se:

U preka se mu kujtuan disa situata që kam kaluar unë në familje. Mu kujtua babi që nuk jeton më, atë rrëmujën që na bënte në shtëpi gjithmonë, mua familjes mamit dhe mundohem të jem e qeshur sepse nuk dua t’i kujtoj ato gjëra, situata këtu më kujtonte atë, kur ishim të gjithë duke bërtitur dhe e humba. Më kujtohen shumë skena, sa herë ka rrahur nënën. Më kujtohet natën e fundit kur na ka nxjerrë nga shtëpia. Kemi shkuar në Itali sepse ai na kërcënonte se donte të na vriste. Kemi shkuar atje vetëm me një veshje në trup. Kishim një vit në Itali, kur dikush më shkruan në Facebook ngushëllime për babain. Ai kishte vdekur. Unë e kam parë babain gati duke e mbytur nënën dhe unë nuk mund të bëja dot gjë.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?