Gjallesat ujore janë shumë të dashura dhe të bukura, teksa në Shqipëri disa nga këto gjallesa, konkretisht delfinët janë shumë të rralla. Mirëpo edhe pse të tillë, ata thuajse po zhduken. Kujtojmë që me reshjet e dëborës të cilët përfshinë të gjithë vendin, ngordhën shumë gjallesa ujore. Situata e keqe meteorologjike përfshiu edhe Gjirin e Lalzit, ndërsa si shkak i kushteve të këqija atmosferike, ujërat nxorën në breg disa delfin të ngordhur. Ky u konsiderua si problem pasi këto gjallesa ujore janë shumë të rralla në Shqipëri. Ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme, një qytetar ka gjetur një delfin të ngordhur në breg, ndërsa pamja është vërtet shumë mizore.