JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ekskluzive/ Ky është 17-vjeçari i cili ndërroi jetë nga Covid, shoku i të ndjerit bën postimin prekës!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22/02/2021 17:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditës së sotme u shënua një ngjarje e trishtë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, teksa koronavirusi i mori jetën një 17-vjeçari nga Tepelena. I ndjeri mësohet se ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në intubim. Shtetasi me iniciale Q.S., nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa burime bëjnë me dije se pandemia ka prekur edhe prindërit e të riut. I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 17-vjeçarit, ndërsa nëna e tij është shëruar. Ndërkohë shoku i të ndjerit, ka bërë një postim në Instagram, ku ka shprehur ngushëllimet, ndërsa i hidhëruar thotë që do i mungojë.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?