Në emisionin e njohur të përputhjes së çifteve, ditën e djeshme disa mori ngjarjesh vodhën vëmendjen e publikut dhe një ndër to ishte edhe rikthimi i Sindit në program. Kujtojmë se kjo e fundit prej një jave nuk ndodhej në program, pasi ishte e pezulluar për shkak të debatit të ashpër që bëri me Julianin. Por, duket se rikthimi i saj ka bërë që Elvisi ose ndryshe i njohur si Loco të lumturohet për këtë fakt, duke publikuar madje dhe një fotografi me të në “Instastory”. “Në të mirë, e në të keq”, shkruan Loco, duke lënë të kuptohet se do të jetë gjithmonë aty për të, ndërsa Sindi e ka ripostuar në “Instastory” e saj. Kujtojmë se Loco ka deklaruar pak ditë më parë se është vetëm për Sindin në program.