Para pak ditësh Florian Marku, boksieri shqiptar mposhti në Londër boksierin anglez Rylan Charlton duke na bërë të gjithëve krenar me një fitore të merituar. Gjatë një interviste për një emision televiziv Marku foli për fitoren ndaj anglezit dhe planet për të ardhmen. Po ashtu rrëfen diskutimin që bëri me kundërshtarin para dhe pas sfidës.
I kam pritur këto momente që kur kam qenë fëmijë, kam punuar shumë. Kam nënshkruar kontratë me një menaxher që kanë nënshkruar më të mëdhenjtë. Para ndeshjes më tha do të të bëj të fshish dyshemenë. I thashë do të të rrah. Pasi e munda i kujtova çfarë i kisha thënë në fillim.
Ai gjithashtu tha se në të ardhmen dëshiron që të dalë në ring me Conor Benn.
I janë bërë shumë kërkesa, por ai nuk pranon pasi e di që ka për të humbur. E di që unë jap shpirtin në ring. Conor zgjedh kundërshtaret me ekipin e tij. Por do vijë koha, është shumë afër përballja me të, se tani është bërë i njohur emri im në Angli.