Shumica në Parlament rritet, Zaevit i bashkohen edhe pesë deputet!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.02.2021, 13:59

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, se shumica parlamentare nuk është stabile. Sëfundmi ai ka deklaruar se shumica do të rritet, pasi kryeministri Zoran Zaev është në negociata me 2 deputetë të opozitës shqiptare dhe se ka besim të plotë se ata do t’i bashkëngjiten shumicës qeveritare.

“Kryeministri është në bisedime me deputetë të caktuar me VMRO-në, unë atë që mund ta them me kompetencë me të plotë është që ne si Lëvizja Besa jemi në komunikim të rregullt me disa deputetë nga opozita shqiptare me të cilat unë kam besim të plotë që mund të kemi rezultat të plot pozitiv që ata t’i bashkëngjiten shumicës qeveritare”, ka deklaruar Kasami, duke mos dashur të jap më shumë detaje për emrat dhe përkatësinë partiake të dy deputetëve në fjalë, transmeton Zhurnal.mk

Në anën tjetër, Zhurnal mëson se kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është në përfundim të negociatave edhe me tre deputetët të bllokut të koalicionit opozitar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE e që i takojnë partive të parkatësive më të vogla etnike dhe të orientimit liberal qytetar.

Nga opozita shqiptare për Zhurnal thonë se nga radhët e tyre nuk ka asnjë mundësi ka kalimi të ndonjë deputeti në radhët e partisë të Bilall Kasamit, dhe se grupi i tyre parlamentar është kompakt dhe unik. “Nuk kemi pse të deklarohemi ndaj një deklarate që nuk është aspak e qartë. Bialli duhet të tregojë se kush janë ata dy deputet, jo të flas vetëm sa për të thënë se ka thënë diçka”, thonë për Zhurnal.mk, nga koalicioni ASH-AAA.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit