Dehari nga Tetova pjesë e kampionatit botëror në ski, e mbyll garën me sukses

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.02.2021, 09:50

I vetmi përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në kampionatin botëror në ski “Fis Alpine World Ski Championship” , ishte shqiptari nga Tetova, Dardan Dehari, i cili me suksesin më të madh që ka arritur ndonjë pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut në një kampionat botëror, e mbylli garën duke u rradhitur në vendin e 31, raporton TetovaSot.

Ky sukses i Dardan Dearit, skiatorit të parë profesionist shqiptar në RMV, është një krenari kombëtar dhe një mesazh i fuqishëm për të gjithë të rinjtë shqiptar, që rruga e suksesit në sport, është e arritshme vetëm me përkushtim dhe punë.

Për të gjitha ata që e njohin Dardanin, ai njohjon e parë të tijën me këtë profesion e ka pasur që në moshën 3 vjeçar nën instruksionin e prindit të tij, profesorit Ibrahim Dehari, për të vazhduar pastaj si profesionist me pjesëmarrje nëpër gara të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare si pionier, junior dhe senior, e me theks të veçantë duhet përmendur pjesëmarrja në dy Universiadat Botërore dhe shtatë herë në kampionatin botëror “Fis Alpine World Ski Championship”.

Pas këtij suksesi historik për të gjithë ne si shoqëri, Dardan Deharit i urojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen, për të vazhduar të jetë shembull i fuqishëm për të gjithë të rinjtë që kanë vullnetin dhe dëshirën për t’u ngjitur në rrugën drejt suksesit në sportin e skijimit!/TetovaSot

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit