JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Oligarkët e Ndërtimit përplasen me njëri-tjetrin, fusin duart në Buxhetin e Shtetit dhe kapin disa MILIARDË
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/02/2021 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

2.9 MILIARDË LEKË i ka dhënë Qendra Spitalore "Xhafer Kongoli" Elbasan bashkimit të operatorëve METEO – ALBA KONSTRUKSION – Shëndelli për tenderin me objekt “Rikonstruksion i godinës së Pediatrisë”.

Në këtë tender kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë, ku 4 prej tyre nuk kanë paraqitur asnjë dokument të kërkuar, përkatësisht ADR TRANS Shpk, ELDA- VL Shpk, MIDEA ALBANIA Shpk, SHTATOR 90 Shpk, që do të thotë se kanë marrë pjesë fiktivisht për të respektuar konkurrencën në një procedurë tenderimi.

Në këtë tender ka marrë pjesë edhe GJIKURIA bashkuar me operatorët ArkonStudio, Ndregjini dhe Rafin Company, por që janë skualifikuar dhe më pas kanë ankimuar vendimin. Ankesa nuk është marrë parasysh dhe fitues të tenderit me vlerë marramendëse është shpallur Shëndelli shpk i Yzedin Bozhajt, ALBA Konstruksion shpk e Xhavit Ismailit, vëllait të ish-kryebashkiakut të Vorës Fiqiri Ismaili dhe METEO shpk e Eral Myftaraj, në tenderin e shënuar me REDFLAG për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.”

YZEDIN BOZHAJ | ERAL MYFTARAJ

Të treja kompanitë e fuqishme kanë një listë të gjatë përfitimesh nga paratë e Buxhetit të Shtetit në shumë sektorë, nisur nga ato të Qeverisë Lokale, e duke vazhduar tek Ndërmarrjet Shtetërore, FSHZH apo edhe Shëndetësia. Kompanitë e oligarkëve të Ndërtimit kanë futur në xhep paratë publike duke bashkëpunuar të tre bashkë apo edhe me të tjerë oligarkë të fuqishëm po të këtij sektori. Më ditët në vijim do ju paraqesin në mënyrë vizuale tabelën e shifrave të përfituara nga këto kompani në të gjithë sektorët e prokurimeve publike, së bashku me një analizë të thelluar të secilës prej tyre në shkeljet e bëra me prokurimet publike.

NË BASHKËPUNIM

  • “B93 II” SHPK & “ALBA KONSTRUKSION” SHPK & “METEO” SHPK- 2.2 MILIARD LEKË

  • Meteo sh.p.k & Alba Konstruksion- 1.8 MILIARD LEKË

  • METEO shpk &BAJRAMI N shpk & Shendelli shpk- 796 MILIONË LEKË

  • “Meteo” shpk & “Shendelli” shpk- 510 MILIONË LEKË Fondi Limit


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?