Këshilltari i Veliajt fiton 3 miliardë lekë tender nga Ergys Verdho

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.02.2021, 21:13

Erdhi dita miq! Është pikërisht periudha kur pula fillon të bëjë vezë të arta. Miliardat vërshojnë si lumë këto ditë para zgjedhjeve në mënyrë që të kënaqen të gjithë, qofshin donatorë të partive politike, qofshin këshilltarë bashkiakë. Nga ana tjetër, siç tashmë është bërë e qartë, Ergys Verdho i ARRSH, është njëra nga veglat e Rilindjes që përdoret për të shpërndarë lart e poshtë lekët e shqiptarëve.

Në rastin konkret, Ergys Verdho i ka dhënë plot 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH firmës së anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Agim Kraja. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-65730-07-16-2020 dhe me objekt “Loti 3 : Mirëmbajtje me performancë Tiranë – Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Qafë Priskë – Shkallë – Shëngjergj, Uzina e Traktorit – Lanabregas, Sauk – Farkë". Vlera e fondit limit të këtij tenderi ka qenë 255,787,340 lekë të reja pa TVSH, ndërkohë që fituesi ka ofruar thuajse një vlerë të njëjtë, përkatësisht 249,735,000 lekë të vjetra pa TVSH (ose rreth 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH).

Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë del se vlera fituese është sa 97.63% e fondit limit të tenderit, një raport ky që ngjall dyshime tepër të forta. Por le të ndalemi tek procedura e tenderit. Shikohet se në të morën pjesë vetëm dy grupime firmash, nga të cilat u shpall fitues grupimi i firmave “XHAST” & “ALB – SHPREA” & MELA” me vlerën 249.735.000 lekë të reja pa TVSH.

Mirëpo grupimi tjeëtër shihet se ka ofruar një vlerë më të ulët, thuajse 350 milionë lekë të vjetra nëse llogarisim dhe TVSH-në. E megjithatë, fitues është shpallur grupimi i firmave të kryesuara nga XHAST SHPK në pronësi të anëtarit socialist të Këshillit Bashkiak Tiranë, Agim Kraja.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit