JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

5 MLD LEKË teste Covid-19! Kompania e lidhur me Allajbeun fiton me favorizim tenderin e majmë të Shëndetësisë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/02/2021 19:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa skandalet e sistemit të Shëndetësisë po denoncohen çdo ditë në media dhe realisht impakti shokues në shoqëri është tejet i madh, kuptojmë se korrupsioni, zhvatja e klientelizmi ka kapur që në rrënjë sistemin më të kripur të vendit, për të cilin akordohen çdo vit miliarda lekë nga Buxheti i Shtetit. Nisur që nga hallka e fundit e zinxhirit të administratës e duke përfunduar tek posti më i lartë i kësaj ministrie, korrupsioni gëlon në nivele të frikshme!

Rasti më i fundit për të cilin të gjithë ne kemi çdo të drejtë të revoltohemi është një tender që Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë këto ditë me favorizim të plotë një prej kompanive që thuhet që ka lidhje me administratorin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeun. Kujtojmë se ky i fundit sëbashku me EVITËN, kompaninë që i është dhënë tenderi i frikshëm i testeve të shpejta të Covid-19, prej rreth 5 MILIARD LEKËSH, ka në zotërim koncesionin e Hemodializës. Në një rikujtesë të shkurtër, kjo kompani ka qenë dikur në pronësi të vajzës së xhaxhait të Allajbetut e më pas iu shit një kompanie holandeze guaskë, përfaqësuesi i të cilit nuk dihet kush është.

Rreth 3 muaj më parë tenderin me të njëjtin objekt me vlerë 1.2 MILIARD LEKË, për furnizime me teste të shpejta të COVID-19 i hapur po nga ky autoritet prokurues, iu dha po kësaj kompanie me favorizim, në shkelje me ligjin e prokurimeve publike për Mungesë konkurrence dhe mungesë gare negocim i drejtpërdrejtë, teksa Oferta Fituese ishte e barabartë me Fondin Limit.

Klientelizmi i qeverisë me oligarkët e vet thellohet edhe më shumë në faktin se në tenderin e 5 MILIARD LEKËVE që qeveria ia ka dhënë po EVITËS, ishte vënë kushti specifik që kompania fituese duhej të kishte një ekperiencë të një furnizimi të ngjashëm më parë me objektin e tenderit të hapur. Këtë eksperiencë e plotëson vetëm EVITA, si kompania e vetme e parë furnizuese të cilës i është dhënë tenderi i parë i furnizimit me teste të shpejta të Covid 1.2 MILIARD, në këtë mënyrë të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në garë nuk kishin si të shpalleshin fituese e tenderit me vlerë të frikshme.

EVITA e kishte fitoren në xhep, dhe në këto raste autoriteti kontraktor përpilon kriteret e fituesit të tenderit për një klient të paracaktuar.

Ankesën të cilën e kemi parashtruar më sipër, e kishte kryer një prej operatorëve ekonomikë që kishte marrë pjesë në garë, por nuk i ishte marrë parasysh për shkak datash të dërgimit të ankimit. Bëhet fjalë për kompaninë “NOA Energy Trade” dikur në pronësi të Gentian Sulajt.

ANKIMIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU

E vetmja pyetje që mund të hedhim në këtë rast është pse SPAK nuk heton përfituesit e parave të buxhetit të shtetit që ministria ua servir për motive të tyret, të parashikueshme, klientëve të saj dhe bën pazare me paratë e popullit të varfër shqiptar?

Nëse ky nuk është motiv për të nisur hetimet, nëse dosja e tenderave të Shëndetësisë për institucionin që supozohet që u ngrit me motivin për të luftuar korrupsionin, është e padukshme dhe është lënë në ndonjë cep të dhomave të këtij institucioni, atëherë shteti dhe mekanizmat e tij kanë rënë! Nuk kemi më askund ku të drejtohemi për shpërdorimin që shteti u bën parave tona dhe i ndan me oligarkët e tij, jemi në dorë të Zotit!


6 MILIARD për 2 muaj! “EVITA” merr 1.2 MILIARD LEKË për Testet e Shpejta anti-Covid nga Ministria e Shëndetësisë


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?