Sulmuesi italian Mario Balotelli mbrëmjen e kaluar kishte vendosur që t'u kthente përgjigje pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetin social, Instagram. Mes pyetjeve të shumta për jetën e tij personale dhe profesionale ajo që ra më tepër në sy ishte një pyetje e bërë nga një shqiptar edhe pse në gjuhën italiane. Shqiptari që më pas është etiketuar nga lojtari i Monzës pyet se kush janë më të mirë shqiptaët apo ganezët. Balotelli ka vendosur t'i kthejë përgjgigje shkurt dhe qartë shqiptarit me flamurin e Ganës një zemër dhe flamurin e Shqipërisë.