PARA DHE PUSHTET |Emrat| Zyrtarët shqiptarë, pronarë të kompanive që kanë fituar MILIARDA

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.02.2021, 21:48

PARA DHE PUSHTET, për ata që kanë informacion të përciptë, është sektori i cili merret me të bërit publik dhe transparent, përfitimet e kompanive që janë në zotërim të të familjarëve, të afërmve, apo edhe vetë funksionarëve publike dukë nisur nga politikanët, anëtarët e Sistemit të Drejtësisë, drejtorë të niveleve të larta të Institucioneve Shtetërore, kryebashkiakë, e shumë të tjerë, nga Buxheti i Shtetit nëpërmjet procedurave të Tenderimeve Publike.

Duke synuar të përmbushim sa më mirë synimin e gazetarisë hulumtuese, artikujt e këtij sektori do i ndajmë në disa pjesë, pasi realisht janë shumë funksionarë publikë, duke përfshirë këtu edhe ata që na përfaqësojnë në Parlament, që me anë të kompanive të tyre të kaluara në zotërim të të afërmve përfitojnë para publike nga taksat tona dhe askush nuk luan qerpikun.

Më poshtë do të lexoni një zbardhje të thjeshtë të bërë publike dhe transparente për lexuesit tanë, në bazë të përfitimeve të nxjerra nga shifrat zyrtare që këto kompani kanë përfituar, apo thjesht zotëruesit e tyre dhe pozicioni i tyre në politikë apo administratë. Biznesmenë e politikanë njëkohësisht, të cilët kanë gjetur mënyrën të përfitojnë paratë e shqiptarëve, jo vetëm nga taksat e tyre, por duke i mashtruar nëpërmjet marketingut me kompanitë që i kanë kaluar në emër të të afërmve dhe shërbimin apo mallin që ofrojnë.


A.I.A-ARDIAN LLOSHI

A.I.A e para në listë, kompania e Ardian Lloshit, zotërues me 33.33% të aksioneve së bashku me dy ortakë të tjerë. Pak vite më parë, Lloshi i cili mbante postin e një zyrtari publik në njësinë administrative Gjegjan Elbasan, së bashku me disa kolegë të tjerë u përfshi në një aferë korrupsioni duke shpërdoruar detyrën. Në lidhje me të paktën dy procedura prokurimi, ai dhe kolegët i shkaktuan shtetit një dëm prej 35 milionë lekësh duke përvetësuar thuajse tërësisht shumën e parave të caktuara për ndërtimin e një landfilli mbeturinash në zonë, si edhe të pyllëzimit të një sipërfaqe 50 hektarë me pemë Shegë. Lloshit iu dha masa “Detyrim Paraqitje” nga Prokuroria e Elbasanit.

Në përshkrimin e kompanisë vihet re një fakt shumë interesant. Bashkëshorti i gjyqtares Nafie Curri merr një pagë si inxhinier jo vetëm nga kjo kompani, por edhe nga kompania tjetër e Lloshit, Tirana New Supervisor.

A.I.A ka përfituar një tender në bashkëpunim në sektorin e Shëndetësisë me vlerë mbi 1 MILIARD LEKË pa TVSH, në shkelje për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues.

Ndërsa përsa i përket Tirana New Supervisor, ka një kontratë në bashkëpunim po në sektorin e Shëndetësisë me vlerë fondi limit mbi 40 MILION LEKË. Një tjetër kontratë me mbi 15 MILION LEKË nga FSHZH, 15 MILIONË LEKË në rang lokal nga Bashkitë Elbasan, Roskovec dhe Tiranë.


BIG PARKU-VULLNET SINAJ

Vullnet Sinaj është zotërues i 50% të kuotave të shoqërisë BIG PARKU. Të gjithë e njohim oligarkun e rrjetit të supermarketeve Big Market, të ushqimeve që denoncohen si të mykura apo të rimarkuara pasi u ka kaluar data e skadencës, ushqime ricikluese që i shet duke u ulur çmimet. Deputeti i PS, ka vite që me këtë marifet falë laboratorit të oligarkut tjetër të qeverisë Petrit Maho që ka marrë rolin e AKU me laboratorin e tij NOVAL, ia hedh paq dhe do vazhdojë të derdhë para në personazhe, imazh, reklama, fletushka poshtë derës, apo sponsora të paguar në mënyrë të majme për të helmuar mendjen e shqiptarëve me çmime të reduktuara e për të rregulluar imazhin e produkteve që tregton në supermarketet e tij, cilësia e të cilëve vihet re sapo merren në dorë. Në rrethin e gjerë gazetaresk, Sinaj u mbush gotat gazetarëve, e i ngop me dreka e darka të cilat më pas i poston edhe në rrjetet sociale me qëllim që të heshtin ndaj skandaleve të bizneseve të tij.


Teuta Konstruksion-Alfons Hani

Zotërues me 100% të aksioneve të kësaj kompanie, Hani është nga ata ndërtues të cilët ka projektuar një prej pallateve që bëri histori gjatë kohës së tërmetit në qytetin e Durrësit. Pse do thoni ju? Me TEUTA KONSTRUKSION ai rezultoi ndërtues i pallatit nr.67, në lagjen nr.3, rruga “Ramazan Jella” në qytetin bregdetar, pallat tek i cili apartamentet nga kati i dytë deri në kat të shtatë kishin dëmtime të shumta në muraturë. Pavarësisht dëmeve në strukturë dhe godinë, Alfons Hani, një inxhinier i firmës së tij dhe administratori i pallatit u dërguan banorëve një akt konstatim, sipas të cilit, pavarësisht dëmeve të pësuara në godinë, pallati ishte i banueshëm. Banorët u futën në apartamentet e tyre derisa dy javë më vonë ndodhi e papritura...

Pallati u inspektua nga një ekip italian dhe inxhinierë shqiptarë, të cilët i shoqëronte kryetari i njësisë administrative nr.1, Roland Çobani. Pasi inspektuan të gjitha apartamentet e dëmtuara, në hyrje të pallatit u hoq tabela që certifikonte që është i banueshëm dhe u vendos tabela ngjyrë portokalli, që thotë është i pabanueshëm, deri në riparimin e dëmeve.


"TEKNOPROJEKT"-Eva Pinguli

TEKNOPROJEKT është kompania e Edmond Pingulit, profesor, inxhinier i dekoruar nga Nishani,i cili ka mbajtur ndër vite pozicione të rëndësishme shtetërore. Ashtu siç ndodh rëndom ai ia ka kaluar kompaninë në zotërim me 100% të aksioneve bashkëshortes së tij Eva Pingulit. Rezulton se sëbashku me një inxhiniere tjetër, motrën e gjyqtarit Fatos Luli, Drita Lulin, ata zotërojnë një sërë kompanish që kanë në zotërim disa koncesione dhe kanë investuar në fushën e HEC-eve.

· DENYL sh.p.k. Objekti i Aktivitetit: Investim në fushën e ujësjellësve dhe marrje me koncesion të tyre në të gjithë territorin e Republikës (Ortakë të tjerë Eva Pinguli e Edmond Pinguli)

· DYNE sh.p.k. Objekti i Aktivitetit: Investim në fushën e hidrocentraleve dhe marrjen me konçension të tyre në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. (Ortakë Eva Pinguli Edmond Pinguli)

· EDE Objekti i Aktivitetit: Investim në fushën e hidrocentraleve, dhe marrjen me koncesion të tyre në territorin e RSH (Ortake, Eva Pinguli)

· ENEDY sh.p.k. Objekti i Aktivitetit: Investim në fushën e hidrocentraleve e marrjen e tyre me koncesion (Ortakë, Eva Pinguli, Edmond Pinguli)

Pinguli përmendet gjithashtu në një çështje që e lidh me bashkëshortin e ish-deputetes socialiste Ermelinda Meksi, Vladimir Meksin. Pak vite më parë, ky i fundit paditi TEKNOPROJEKT për kthimin e gati gjysmë milion dollarëve, 465.000 dollarë për shkak se Meksi pretendonte se Pinguli ka prishur kontratat mes tyre. Në atë kohë Apeli vendosi të linte në fuqi vendimin për dëmshpërblim ndaj Meksit.


R I O F A R M A– Edmond Hido

Riofarma, vetëm njëra nga kompanitë e klanit të shëndetësisë Nushi. Hido, bashkëshorti i motrës së koncesionares së Check Up Vilma Nushit, ka vjelur disa MILIARDA nga Buxheti i Shtetit me INTERLOGISTIC. Portretit familjar i shtohet edhe TRIMED i Endri Hidos, të birit të Edmond dhe Majlinda Hidos.

17 MILION LEKË NGA BASHKITË E VENDIT

1.9 MILIARDË NGA KOMPANITË SHTETËRORE POSTA SHQIPTARE DHE OSHEE

39 MILION LEKË NGA AGJENCIA E BLERJEVE TË PËRQËNDRUARA


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit