Gati për titullin e tetë botëror, Lewis Hamilton rinovon kontratën me Mercedes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.02.2021, 15:05

Lewis Hamilton ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Mercedes. Kampioni britanik do të garojë së bashku me ekipin gjerman për sezonin e nëntë dhe do të ndjekë titullin e tetë botëror që do të thotë tejkalimi i një legjende si Michael Schumacher. Ekipi i Toto Wolff komunikoi statusin zyrtar:

Të paktën për 2021 Hamilton dhe Mercedes do të vazhdojnë së bashku. Vendosëm të zgjasim marrëdhëniet sportive për një sezon tjetër dhe për të filluar një projekt afatgjatë për të hedhur hapin tjetër në angazhimin tonë të përbashkët, pra për një diversitet më të madh brenda sportit tonë. Rekordi konkurrues i Lewis është krahas më të mirëve që bota e sportit ka parë ndonjëherë dhe është një ambasador i vlerësuar i markës sonë.

Ndërkohë vetë 39-vjeçari anglez tha se ndihej shumë i lumtur dhe krenar për rinovimin e kontratës dhe se shpreson për fitore të mëtejshme si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Unë po pres me padurim të filloj sezonin tim të nëntë me shokët e mi të ekipit Mercedes. Ne kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme së bashku dhe shpresojmë të vijojmë me fitore duke vazhduar të rritemi, si brenda dhe jashtë pistave. I jam mirënjohës skuderisë për mbështetjen. Ndihem krenar për rinovimin. Jam shumë i motivuar dhe mezi po pres marsin për t’u rikthyer sërish në pistë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit