Goran Pandev shënoi dy golat e fitores ndërsa Genoa mposhti Napolin me rezultat 2-1 në Stadiumin Luigi Ferraris mbrëmjen e sotme. Skuadra e Gennaro Gattuso u gjend në vështirësi për të mposhtur dy golat e Pandev pas gabimeve të shumta në prapavijë. Por Matteo Politano shënoi golin e nderit dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79-të. Ndërkohë që dy lojtarët shqiptarë, Hysaj dhe Rramani ishin në stol dhe nuk u zgjodhën për të qenë pjesë e fushës së blertë.Napoli u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por Genoa u mbrojt shumë mirë dhe siguroi fitoren, e treta radhazi në kampionatin italian.Në këtë mënyrë Napoli pësoi humbjen e dytë në tre ndeshjet e tyre të fundit në Serie A. Skuadra e Gattuso qëndron tre pikë prapa Romës në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Genoa kalon në vendin e 11-të.
⏱ 95’ | FULL TIME ⏹#GenoaNapoli 2-1
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/WJP2Jw2g0f
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) February 6, 2021