Myrto Uzuni po kalon një periudhë fantastike me skuadrën e Ferencvaroshit në kampionatin hungarez. Beratasi tundi rrjetën në ndeshjen e katërt radhazi në kampionat. Me këtë ritëm mund të themi se ai është shndërruar vërtetë në një makineri golash për ekipin e tij, që udhëheq kampionatin me një diferencë të frikshme pikësh, plot +13 nga ndjekësit më të afërt. Ai realizoi në minutën e 76-të në triumfin 0-4 në derbin ndaj Ujpeshtit. Ky ishte goli i 6-të në 14 ndeshje për futbollistin e Kombëtares.