Një lajm aspak i mirë ka ardhur ditën e sotme për bardheblutë e Tiranës. Presidenti Refik Halili ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për koronavirus. Menjëherë sapo ka marrë këtë lajm ai është izoluar dhe gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Ende nuk dihet nëse ai ka patur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës, por pritet në ditët në vijim të kemi lajme nga kampi i bardhebluve. Ky lajm vjen pas periudhës së vështirë që Tirana po kalon edhe në aspektin sportiv.