Ashtu siç ishte parashikuar në orën 20:45 startoi derbi mes Interit dhe Juventusit, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Që në momentin e parë ndeshja nisi me golin e zikaltërve të cilët shënuan në minutën e nëntë, me sulmuesin Lautaro Martinez i cili e dërgoi topin në rrjetë edhe pse Buffon tentoi ta ndalte. Por bardhezinjtë e Juventusit nuk u mposhtën, për këtë ndihmoi portugezi Cristiano Ronaldo në minutën e 26-të. Ronaldos i erdhi në ndihmë VAR-i, pas një penalltije për mbajtje të Juan Cuadrados dhe Cristiano Ronaldo nuk fali, duke shënuar. Por jo vetëm kaq pasi portugezi nuk e la pjesën e parë vetëm me barazim, pasi shënoi përsëri në minutën e 35-të.
46' | Comincia il secondo tempo!
DAI, RAGAZZI! 💪#InterJuve [1-2] #ForzaJuve #CoppaItalia pic.twitter.com/08ToB25ZaH
— JuventusFC (@juventusfc) February 2, 2021