Leo Messi shënoi golin e dytë të gjuajtjes së lirë të sezonit kundër Athletic të dielën. Sipas të dhënave të Opta që merret me analizat sportive, ai ka mundur të realizoi 21 herë nga goditjet e lira në pesë sezonet e fundit në pesë kampionatet më të mira europiane. Ai komandon renditjen me një distancë të madhe nga ndjekësit e tij: tetë gola më shumë se Kolarov ( ManCity, Roma, Inter) dhe Ward-Prowse (Southampton); shtatë gola më shumë se Dybala (Juventus), Aspas (Celta); dhe gjashtë gola më shumë se Parejo (Valencia, Villarreal), Fekir (Lyon, Betis), Bardhi (Levante) dhe Verdi (Bolonja, Napoli, Torino). Me fanellëne e Barcelonës, në total Messi ka shënuar 49 herë nga goditja e lirë, vetëm Athletic Bilbaos i ka realizuar gjashtë gola.