Ish mbrojtësi i Romës Leandro Castan, që luan për Vasco da Gama, u përjashtua me karton të kuq gjatë ndeshjes kundër Bahias, pasi shkaktoi një faull tepër të rëndë ndaj Douglas, portierit kundërshtar. Castan hyri me këmbën të ngritur mbi fytyrën e portierit të Bahias, që u godit fort me taka dhe ra direkt në tokë nga dhimbja. Megjithatë faulli ishte pa qëllim, edhe pse shumë i rëndë. Braziliani po shikonte topin dhe nuk e vuri re daljen e portierit në goditjen e lirë, që çoi më pas në golin me kokë të Ygor. Menjherë pas ndeshjes ai kërkoi falje publikisht për ndërhyrjen e rëndë.