Pandemia globale e koronavirusit dhe një krizë ekonomike sollën disa spekulime që lidheshin me Neymar dhe një largim nga Paris Saint-Germain. Por gjatë një interviste të dhënë së fundmi braziliani foli për të ardhmen e tij te PSG dhe jo vetëm pasi shprehu dëshirën që edhe miku i tij, francezi Mbappe të qendrojë në ekip.
Unë jam shumë i lumtur këtu dhe dua të qëndroj në PSG dhe shpresoj që Mbappe të dëshirojë të qëndrojë gjithashtu. Sigurisht, kjo është dëshira e të gjithë tifozëve , ne duam që PSG të jetë një ekip i shkëlqyeshëm dhe unë dua të vazhdoj të bëj atë që bëj këtu, të luaj futboll dhe të jem i lumtur. Sot jam shumë i lumtur, ndihem i lumtur, shumë gjëra kanë ndryshuar, nuk mund të them saktësisht pse , nëse jam unë apo diçka tjetër.