Një gol në minutën e tetë të shtesës që ishte dhënë pa përfunduar takimi i plotë, ka shpallur fitues të Copa Libertadores ekipin e Palmeiras. Goli me kokë i Breno Lopes i dha klubit të São Paulo një fitore 1-0 ndaj Santos.
Finalja e ekuivalentit të Ligës së Kampionëve të Evropës, në Amerikën e Jugut u luajt në një pasdite të nxehtë në Rio de Janeiro. I gjithë takimi u shfaq jo shumë luftarak nga të dy ekipet dhe dukej e sigurt se do të shkonte në kohë shtesë, megjithatë, Lopes i zëvëndësuar shënoi me shpejtësi pa u mbyllur e gjithë sfida.