Deportes Finanzas në bashkëpunim me UEFA-n kanë publikuar së fundmi një hulumtim të kryer në lidhje me klubet e futbollit që kanë më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Sipas Deported Finanzas ky hulumtim është bërë për të përcaktuar për çdo shtet klubin me më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Nga ky humlumtim rezulton se Partizani është klubi shqiptar më i ndjekur nga tifozët në rrjetet sociale. Ka qenë kompania statistikore e DeportesFinanzas që ka publikuar hartën Europiane me klubet më të ndjekur të secilit shtet duke përfshirë të gjitha rrjetet sociale (Facebook, Instagram, Twitter, Tik-Tok, Youtube), ku harta e Shqipërisë përfaqësohet nga logoja e Partizanit.
📲⚽Most popular @UEFA clubs from each country in social networks during 2020!
🇦🇱@FK_Partizani 🇦🇲@araratarmeniafc 🇦🇿@FKQarabagh 🇧🇾@dynamobrest 🇧🇦@FK_Sarajevo 🇧🇬@CSKA_Sofia 🇨🇾@OMONOIAfootball 🇭🇷@gnkdinamo 🇸🇰@SKSlovan 🇸🇮@nkolimpija 🇪🇪#FCFlora 🇬🇪@fcdinamotbilisi pic.twitter.com/kN90HHd2KD
— Deportes&Finanzas® (@DeporFinanzas) January 29, 2021