Shtatë lojtarë aktualë dhe të mëparshëm të Real Madrid dhe Barcelona janë emëruar në ekipin botëror të dekadës nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Yjet aktualë të Real Madridit Sergio Ramos, Marcelo, Luka Modric dhe Toni Kroos janë bashkuar me ish shokun e tyre të ekipit Cristiano Ronaldo, ndërsa Lionel Messi dhe Andres Iniesta përbëjnë kontingjentin Blaugrana. Pjesa tjetër e ekipit përbëhet nga Manuel Neuer, Phillip Lahm, Virgil van Dijk dhe Robert Lewandowski. Dominimi i Los Blancos ka të bëjë me suksesin e tyre në futbollin elitar të Europës si dhe katër fitoret e Ligës së Kampionëve në dekadën e fundit: Lisbonë 2014, Milano 2016, Cardiff 2017 dhe Kiev 2018. Ndërkohë, skuadra IFFHS CONMEBOL(Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut) e dekadës gjithashtu përmban shtatë yje aktualë dhe ish-yje të Real Madrid dhe Barcelona: Julio Cesar; Dani Alves, Thiago Silva, Javier Mascherano, Marcelo; Casemiro, Angel Di Maria; Paolo Guerrero, Messi, Neymar, Sergio Aguero.
Burimi:marca Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA