Kombëtarja shqiptare U-21 ka njohur ditën e sotme kundërshtarët për në kualifikueset e Euro 2023. Djemtë e Kombëtares U-21 do të përballen me Anglinë, Kosovën, Andorrën, Slloveninë dhe Çekinë. Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës, e vendosi Shqipërinë në Grupin G bashkë me Anglinë, Kosovën dhe Andorrën që kuqezinjtë i kishin rivalë edhe më parë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2021, që përfunduan nëntorin e vitit të kaluar. Ndeshjet e grupeve të Europianit për moshën U-21 do të luhen duke filluar nga muaji mars 2021 e deri në qershor të vitit 2022. Ndërsa ndeshjet e fazës play-off do të luhen në shtator të vitit 2022. Faza finale e këtij turneu do të zhvillohet në muajt qershor-korrik 2023.