15-vjeçarja Gentjana M. prej pesë ditësh është larguar nga shtëpia e saj dhe ka shkëputur kontaktet me familjen. Vajza u nis për në shkollë, por nga mësuesi u lajmërua se ajo kishte një javë që nuk shkonte atje. Por, disa çaste më parë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me zhdukjen e vajzës kosovare. E mitura, i është drejtuar nënës së saj me një mesazh, ku i thotë se ka ikur me të dashurin e saj me dëshirë, duke shtuar se është mirë dhe mos ta kërkojnë. Ndërkohë, familja e saj nuk ka informacion se ku gjendet vajza. Kujtojmë se i ati i 15-vjeçares e ka raportuar rastin në polici, ndërsa familjarët i bëjnë apel qytetarëve që nëse dikush ka ndonjë informacion për vajzën e tyre t’i njoftojë.