Disa çaste më parë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me Albert Krasniqin, biznesmenin që u vra pasditen e sotme nga babai i tij Skënder Krasniqi, ish luftëtar i UCK-së. Kujtojmë se Alberti ka qenë në kërkim nga policia për një rast dhune fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij. Ndërkohë, sipas disa burimeve të reja vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në polici, pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas, ish-miss Kosovës me të cilën çifti ka dhe një vajzë. Madje policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij. Para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare.