Mbrëmjen e kaluar në Itali u luajt derbi i Milanit i cili përfundoi me fitoren e zikaltërve të Interit të cilët mposhtën Milanin në minutat e fundit të kohës shtesë të kohës së rregullt 90 minutëshe. Por ajo që ra më tepër në sy dhe u kritikua nga të gjithë ishte përplasja mes dy sulmuesve, Ibrahimovic dhe Lukakut. Menjëherë pas mbarimit të pjesës së parë që u mbyll me golin e Ibrahimoviç, ylli i kuqezinjve u përplas me Lukakun e Interit. Por ditën e sotme Zlatan Ibrahimovic ka qenë më i shpejtë për të rrëzuar poshtë akuzat për racizëm në lidhje me komentet që ai bëri ndaj Romelu Lukakut mbrëmë.
Suedezi ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, ku përjashton çdo akuzë për racizëm.
In ZLATAN’s world there is no place for RACISM. We are all the same race – we are all equal !! We are all PLAYERS some better then others.https://t.co/DhguHUOFte
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) January 27, 2021