Ka katër medalje të Ligës së Kampionëve, Toni Kroos nuk ndalet: Dua një të pestë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2021, 19:46

Toni Kroos është prova se fituesit nuk lodhen kurrë të fitojnë dhe pavarësisht se ka katër medalje të Ligës së Kampionëve në koleksionin e tij, ai është i uritur për një të pestë. Mesfushori gjerman është në vendin e duhur: Real Madrid ndan fiksimin e tij me Kupën Evropiane, dhe të dy kurrë nuk janë të kënaqur me atë që kanë.

Nëse keni pasur ndjenjën e fitimit të Ligës së Kampionëve, do ta dëshironi atë përsëri dhe përsëri. Ndonjëherë kalon një ose dy vjet, gjë që është e kuptueshme sepse edhe të tjerët duan ta fitojnë atë, por ndjenja nuk zhduket pasi ta keni provuar: ju e dëshironi përsëri. Pavarësisht se kam katër medaje Ligës së Kampionëve, unë dua një të pestë.

Real Madrid është një klub që kërkon një dëshirë të tillë, për të cilën Kroos ishte në dijeni që nga dita kur mbërriti. Më tej mesfushori gjerman foli dhe për prezantimin e tij të parë te madrilenët dhe emocionet e asaj ndeshjeje, duke theksuar se e tashmja ka rëndësi më teper se e kaluara.

Dita e prezantimit tim ... Kishte 30,000 njerëz atje, jo për një ndeshje por për të më parë të godisja një top për disa sekonda. Ishte ndryshe nga çdo gjë që kisha parë ose përjetuar. Këtu suksesi i takon të djeshmes, ajo që ka rëndësi është e tashmja dhe fitimi i trofeut tjetër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit