Mbrëmjen e kaluar në Itali u luajt derbi i Milanit i cili përfundoi me fitoren e zikaltërve të Interit të cilët mposhtën Milanin në minutat e fundit të kohës shtesë të kohës së rregullt 90 minutëshe. Por ajo që ra më tepër në sy dhe u kritikua nga të gjithë ishte përplasja mes dy sulmuesve, Ibrahimovic dhe Lukakut. Menjëherë pas mbarimit të pjesës së parë që u mbyll me golin e Ibrahimoviç, ylli i kuqezinjve u përplas me Lukakun e Interit. Ndërkohë mësohet se sherri i tyre ka nisur për shkak të fjalëve fyese që Ibra i ka thënë belgut Lukaku dhe ritualit të tij Voodoo.
DEBATI I PLOTË IBRAHIMOVIC-LUKAKU
Ibra: "T'i m*t i vogël. T'i m*t i vogël"
Lukaku: "Të kap me shuplaka bir k*rve"
Ibra: "Shko bëj budalliqet e tua Voodoo, gomar i vogël"
Ibra: "Shko, telefonoji nënës dhe shko bëj budalliqet e tua Voodoo. Shko, telefonoji"
Lukaku: "Shkojmë në tunel bir k*rve"
Lukaku: "Ik q*u ti dhe gruaja jote! Do të flasësh për nënën time? O bir k*rve. Do të gjuaj në kokë.