Një ngjarje e rëndë ndodhi para pak minutash në Prishtinë ku mbeti i vrarë biznesmeni Albert Krasniqi. Sipas gazetës Metro dyshohet se autor i ngjarjes është i ati i tij Skëndër Krasniqi.Albert Krasniqi njihet si një nga biznesmenet më të suksesshëm. Mësohet se 7 orë para se të vdiste, ai ka bërë një postim prekës në profilin e tij në Instagram ku postuar vajzën e tij në ambientet e punës në zyrën e tij. “Dashuria e babit”, shkroi ai në fotografinë e postuar në InstaStory. Mësohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë bërë disa konflikte familjare. Viktima kërkonte prej disa ditësh që t'i plotësoheshin kushtet që kërkonte. Raportohet se pas aktit ekstrem, i ati ka njoftuar vetë policinë.