Pas publikimit të lajmit për shpërthimin e bombolës së gazit në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, ka ardhur një reagim nga Bashkia e Shkodrës, e cila ka mohuar se ka patur një shpërthim, por vetëm prishje të çelësit të furnelës, për shkak të përdorimit jo të duhur gjatë ndezjes së stufës së gazit. Nga ana tjetër prindërit e fëmijëve përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar një protestë për heqjen e ngrohjes me gaz nga shkolla, pasi sipas tyre vendos në rrezik jetën e fëmijëve.