Hyrja e re e “Për’Puthen”, konkretisht Rinian Leka u vendos menjëherë në vëmendje të publikut, teksa që në debutim tregoi lidhur me historinë e tij të mëparshme të dashurisë. Në deklaratën e tij, Riniani u shpreh se më herët ka jetuar një histori të gjatë dashurie. Në rrjete po qarkullojnë disa foto ku shihet Riniani dhe një bukuroshe në krah të tij. Sipas disa mediave, vajza është ruse, ndërsa në foto dyshime të mëdha ngjalli edhe një detaj i vogël, pikërisht unaza e vendosur në gishtin e katërt. Gjithsesi pritet që e vërteta të sqarohet nga vetë djali simpatik, ndërsa pritet të shuhet kureshtja nëse ka pasur një histori të vërtetë dashurie me bukuroshen që shfaqet në krahë të tij.