Misteri i pasurisë që Maradona la pas, zbulohen dy kasaforta në Dubai

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2021, 14:36

Dy muaj pas vdekjes së Diego Maradona, ka ende shumë mistere që mbeten të pazgjidhura. Lufta për trashëgiminë e tij midis ish-gruas Claudia Villafane, fëmijëve të tij të njohur – Dalma, Giannina, Diego, Jana dhe Diego Fernando – dhe atyre që po luftojnë të njihen si të tillë sa vjen e bëhet edhe më e nxehtë dhe e ashpër. Sipas MARCA legjenda botërore e futbollit nuk la një testament dhe vlera monetare për pasurinë e tij të patundshme në të gjithë botën është jashtëzakonisht e vështirë për t'u llogaritur. Pasuritë e tij janë të ndryshme, që nga automjeti Amfiber Hunta Overcomer te unaza e diamantit, që iu dha gjatë kohës së tij si president i Dynamo Brest apo një Rolls Royce Ghost. Thuhet se Maradona dhe pasuritë e tij vlerësohen rreth 75 milion dollarë. Mister i madh që mbetet ende i pazgjidhur, është të dish se çfarë ka lënë Maradona në dy kasafortat e tij në Dubai, të cilat janë akoma në Emiratet e Bashkuara Arabe. Një mik i ngushtë i Maradonës tha se asnjë njeri nuk e di se çfarë fshihej në ato kasaforta, i vetmi që e dinte ishte i ndjeri.

Këto janë gjëra që Diego i mbajti vetëm për vete dhe vetëm ai e dinte se çfarë kishte brenda tyre; mund të ishin dirhemë (monedhat e Emirateve të Bashkuara Arabe), orë, dollarë ose asgjë, Kasafortat qëndruan atje dhe nuk u hapën kurrë, për dy vjet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit