Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka paditur median për shpifje, në lidhje me blerjen e BMW-së luksoze. Bëhet fjalë për portalin CNA.al, i cili nxorri hapur dokumentin e blerjes së makinës. Në seancën paraprake që u zhvillua sot nuk ka pasur një pajtim mes palëve. Nuk dihet se çfarë pretendimesh ngre Lleshi, por dokumenti e tregoi qartë sesa është blerë BMW-ja.