Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë e bashkë me të dhe numri i jetëve të humbura ga ky virus. Mësohet se së fundmi për nënë e bijë në Librazhd kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Ato ndërruan jetë brenda katër orësh dhe janë identifikuar si Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç. E moshuara jetonte në një shtëpi me vajzën Verën dhe bashkëshortin e saj. Kjo e fundit ka qenë specialiste në ish-bazën e Bujqësisë Librazhd. Vera ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe prej tre ditësh ndodhej në intubim. E para që humbi jetën ishte 93-vjeçarja, dhe pas katër orësh edhe e bija. Ndërkohë pozitiv për Covid-19 ka dalë edhe bashkëshorti i Verës.