Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Memaliaj. Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, ndërsa dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri. Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.01.2021, rreth orës 03:15, në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, në banesën e tij është vetvrarë me armë gjahu shtetasi N. M., 65 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.