Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mamurras. Policia ka njoftuar se një grua ka vrarë veten me armë gjahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20 dhe sipas policisë ka humbur jetën shtetasja me inicale A.SH, 59 vjeçe. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.