Bukayo Saka shënoi një gol të mrekullueshëm mbrëmjen e sotme duke i dhënë Arsenalit mundësi për të vazhduar ecurinë e shkëlqyeshme në kampionatin anglez. Kjo pas ndeshjes përballë Southampton ku ‘Gunners’ fituan me rezultatin 1-3. Pasi Alexandre Lacazette humbi një shans të lavdishëm për t’i dhënë Gunners një epërsi në minutën e parë, Stuart Armstrong e çoi Southampton përpara një ofrimi të mrekullueshëm nga kapiteni James Ward-Prowse. Por epërsia zgjati vetëm pesë minuta, ndërsa Nicolas Pepe barazoi me një goditje të shkëlqyeshme, para se të dy palët të krijonin raste të qarta. Ndërkohë në pjesën e dytë Bukayo Saka dhe Lacazette shënuan për fitoren e Arsenalin. Pas këtyre triumfeve Arsenal renditet e 9-ta ndërsa skuadra e Cityt ruan kreun e renditjes. Ndërkohë që edhe futbollisti me origjinë shqiptare Granit Xhaka kontribuoi në këtë ndeshje me një assist.
Marching on in the @premierleague! ✊#SOUARS 🔴 1-3 🔵 (FT)
— Arsenal (@Arsenal) January 26, 2021