Një tjetër grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë! Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një farmaci pas shkollës “Sami Frashëri” shumë pranë qendrës së qytetit. Ndërkohë sipas “Faxnews” autori i cili ka kryer grabitjen dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër, duke i marrë kështu të gjithë xhiron ditore të lekëve në kasë. Ai ka kryer grabitjen i vetëm, por nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë tê rrethanave.