Ju kishte marrë ndonjëçikë malli për Laertin mo? U bë ca ditë që po rrinte urtë e nuk po “gllabëronte” më para. Mirëpo me sa duket, Laerti i harxhon shpejt, dhe nuk ka pritur gjatë pë rtë organizuar tenderin e rradhës. Kësaj rradhe, tentakulat i ka shtrirë deri në Korçë, aty ku ka hapur një tender me numër reference REF-79698-11-24-2020.
Tenderi në fjalë ka për objekt “RIKONSTRUKSION I ZYRAVE POSTARE NË FILIALIN E POSTËS SHQIPTARE SH.A KORÇË (QENDËR ERSEKË, ADMINISTRATË ERSEKË, ADMINISTRATË KORÇË, NR.1 KORÇË, DEVOLL).
Vihet re se për habi fondi limit për këto rikonstruksione është 9,999,513 lekë të reja pa TVSH ose rreth 120 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në tender kanë marrë pjesë 4 firma, nga të cilat fitues është shpallur kompania që ka ofruar më shumë nga të gjithë!
Më konkretisht ka fituar bashkimi i operatorëve “NEAL- 86” SH.P.K. dhe “KUPA” SH.P.K., me vlerë të ofruar 9,041,100 lekë të reja pa TVSH ose rreth 108 milionë lekë të vjetra me TVSH. Këto dy firma kanë për pronarë, përkatësisht Skënder dhe Zhuljeta Këndezi si dhe Shkëlqim Kupa.
Gjithashtu vlera fituese është thuajse identike me atë të fondit limit, përkatësisht sa 90.41% e tij, një fakt ky që sinjalizon për dyshime në lidhje me vërtetësinë e tenderit.