Real Madrid dhe Liverpool në ‘luftë’ për 22-vjeçarin Mbappe/“Reds” në avantazh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.01.2021, 20:48

Liverpool mund ta mposhtë Real Madridin për nënshkrimin me Kylian Mbappe. Deri më tani zërat kanë qarkulluar se 22-vjeçari mund të nënshkruajë me Real Madrid, ndërsa së fundmi thuhet se edhe Liverpool gjithashtu është në kërkim të kartonit të tij. Një raport kohët e fundit pretendon se “Reds”kishin një plan financiar të mirëllogaritur për të joshur francezin Mbappe. Francezit i kanë mbetur 18 muaj në marrëveshjen e tij, dhe pritet një vendim mbi të ardhmen e tij e cila do të merret në kohën e duhur. Bisedimet mbi një kontratë të re janë ende duke u zhvilluar.Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo shpjegoi se ai nuk do t’i lutet as Mbappe-s dhe as Neymarit të qëndrojnë.

Real Madrid kërkon me patjetër të nënëshkruajë me Mbappe, por po përballen me probleme të mëdha financiare që po e pengojnë. Gazeta spanjolle “Mundo Depertivo” pretendon se Reali duhet të shkarkojë dy emra të mëdhenj për të ndihmuar në pagimin e yllit të PSG. Si i tillë, pretendohet Eden Hazard – i cili nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë dhe Vinicius Junior. Sidoqoftë, gjetja e blerësve për të dy mund të jetë e vështirë dhe shkarkimi i tyre përpara se të bëhen oferta për Mbappen duket e ndërlikuar. Dhe kjo, sipas Mundo Deportivo, është arsyeja pse Liverpool mund të përfitojë më parë shërbimet e 22-vjeçarit francez.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit